Nuk shënoi asnjë gol sezonin që kaluam, Chelsea vendos për Armando Brojën

Armando Broja nuk kaloi aspak një sezon të mirë si i huazuar në skuadrën e Evertonit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u largua nga ekipi i Liverpoolit pa realizuar asnjë gol sezonin që lamë pas.

23-vjeçari është rikthyer te Chelsea që zotëron kartonin e tij, por duket se edhe aty nuk do të qëndrojë gjatë. Armando Broja nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca dhe do të largohet.

Siç raporton “New York Times”, në rast se nuk shitet përfundimisht, sulmuesi mund të shkojë edhe njëherë në huazim. Së bashku me Brojën në listën e lojtarëve që do të shiten janë Sterling, Chilwell, Disasi, Veiga dhe Chukwuemeka.


Shtuar 24.06.2025 16:08