Nuk ndalet Leonardo: Mbappe nuk largohet, Reali duhet të ndëshkohet

Drejtori sportiv PSG-së, Leonardo nuk ka hezituar të flasë sërish për çështjen Mbappe.

Francezi kërkoi largimin që nuk u pranua nga gjiganti francez, ndërsa Real Madrid shpreson ta transferojë në verë si agjent i lire.

Leonardo thotë se Real Madrid duhet dënuar sepse kanë kontaktuar Mbappe që disa vite duke u munduar ta bindin.

“Nga Madridi e mohojnë, por mendoj se Real Madrid ka punuar për blerjen e Mbappe (si agjent i lirë) për një kohë të gjatë. Për dy vite kanë folur publikisht për Mbappe. Ata duhet dënuar”.

“Ideja jonë është të vazhdojmë kontratën e Mbappe. Asgjë nuk ka ndryshuar në planet tona. Kylian është perfekt për PSG-në, pastaj jemi Leo dhe Neymar. Ne asnjëherë nuk planifikuam të ardhmen pa Mbappe”.

“Nga Real Madrid shoh mos respekt për Mbappe. Nuk është lojtar normal, është ndër më të mirët në botë. Trajneri, bordi, lojtarët e Realit folën për Kylian, mendoj që ky është plani i tyre. Është mos respekt”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Mbappe në janar thuhet se do vendos përfundimisht për të ardhmen.


Shtuar 9.10.2021 21:00