Nuk ndalet Beckham, Marcelo i “shigjetuari” i radhës

Skuadra e MLS-së, Inter Miami është i interesuar për nënshkrimin me yllin e Real Madridit, Marcelo për edicionin e ardhshëm.

Brazilianit i skadon kontrata me 30 qershor 2022 dhe klubi dëshiron ta shesë, ngase këto dy edicionet e fundit ka pasur lëndime të shpeshta muskulore dhe mosha.

Marcelo, që është ndër kapitenët te “Los Blancos”, nuk dëshiron të këtë probleme me klubin që ka përfaqësuar për plotë 14 vite e gjysmë, andaj nëse i kërkohet do largohet.

Reali e ka gjetur pasuesin, bëhet fjalë për Miguel Gutierrez që është pjesë e Real Madrid Castilla, por tani është duke shkëlqyer nën urdhrat e Zidanes.

Beckham vazhdon ta rris ‘brendin’ e Inter Miamit

Davic Beckham, president i Inter Miamit, luajti me Marcelon te Real Madrid për gjashtë muaj dhe që nga ajo kohë ka pasur lidhje shumë të mirë.

Beckham dëshiron ta përforcojë skuadrën me yje botëror, që vijnë nga Real Madrid dhe Marcelo është në listë.

Ramos gjithashtu në ‘radar’

Për momentin nuk ka mundësi, por nëse Madrid dhe Marcelo arrijnë marrëveshje në qershor për të ndërprerë kontratën, opsioni i Beckhamit bëhet vërtetë i fortë.

Anglezi gjithashtu është duke shikuar edhe mundësinë e nënshkrimit me Sergio Ramos.


Shtuar 19.05.2021 16:10