Nuk mungojnë alternativat në sulm, Interi synon shitjene e Sanchez

Inter është i interesuar ta largojë sulmuesin Alexis Sanchez, duke ndjekur formën e dobët të kilianit në “San Siro”.

32-vjeçari iu bashkua “Neurazzurëve” në vitin 2020 pasi u largua nga Manchester United, por nuk arriti të jetë titullar.

Sanchez shënoi shtatë gola dhe dhuroi shtatë asistime në 30 ndeshje gjatë sezonit 2020/21, edhe pse ishte vetëm 12 herë titullar shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Sipas Inter Live, kampioni i Seria A shpreson në largimin e Sanchez që të shpëtojë nga paga e lojtarit, që fiton rreth 7 milionë euro për sezon.

Ish ylli i Arsenalit gjithashtu do pranonte zbritje pagë në mënyrë që të rikthehet në Spanjë, ku thuhet se kërkohet nga Sevilla dhe Real Betis.

Sanchez ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.


Shtuar 21.09.2021 22:36