Paul Pogba mezi pret dhe publikon disa imazhe në rrjetet sociale në pritje të sezonit të ri. Francezi do të rikthehet me fanellën e Juventusit pas largimit nga Manchester United.
Kështu Instagrami dhe Twitteri janë mbushur me foto të Pogba duke djersitur për t’u rikthyer sa më shpejt në formë, duke harruar edhe momentet e këqija të kaluara në Angli.
Pogba në rrjetet sociale: “Mezi pres”
Mesazhi i Pogbas për të gjithë është i qartë: “Nuk mund të pres më”. Por tani është çështje ditësh. Më 10 korrik, në fakt, kampioni i botës me Francën duhet të paraqitet në Continassa për të nisur stërvitjen me Juventusin, nën urdhrat e Massimiliano Allegrit. Lojtari vjen falas, ashtu si herën e parë që erdhi te Juventusi, në vitjn 2012. /albeu.com/