Nuk mjafton Ronaldo, Man United “turpërohet” në Champions (VIDEO)

Man United është mposhtur 2-1 në ndeshjen e parë të Champions nga Young Boys.

Ronaldo realizoi në minutën e 14′ duke debutuar me gol në  Champions me fanellën e Man United.

Por në minutën e 35′ gjerat vështirësohen për anglezët pasi mbrojtësi Wan-Bissaka u ndëshkua me të kuq.

Nga kjo përfitoi, Moumi Ngamaleu, i cili barazoi në minutën e 66′.

Kur u mendua se ndeshja do mbyllej në barazim Siebatcheu realizoi në sekondat e fundit duke befasuar Man United. /albeu.com/


Shtuar 14.09.2021 20:40