Nuk merret parasysh apelimi i brazilianit, gjykata e Barcelonës lë në burg Dani Alves

Gjykata e Barcelonës ka rënë dakord të mbajë në paraburgim pa kusht futbollistin brazilian Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura për të mbrojtur privatësinë, avokatët e Alves iu referuan apelit që ai bëri për të kërkuar lirimin e tij dhe, duke përmendur faktin se futbollisti ka rrënjë të mjaftueshme në Spanjë për të garantojnë se nuk do të ikë.

Mirëpo, ky ankim nuk ka pasur efekt dhe Gjykata e Barcelonës vendosi paraburgim pa kusht. Kështu, ish-mbrojtësi i Barçës, Juventusit, PSG-së dhe shumë skuadrave të tjera do të qëndrojë në qeli si i burgosur i zakonshëm deri në një vendim final të Gjykatës pas procesit final.


Shtuar 21.02.2023 12:58