Nuk ka transferim në Madrid për CR7, presidenti i Atleticos njofton mbylljen e merkatos

Atletico Madrid është skuadra që u lidh më së shumti me transferimin e Cristiano Ronaldos në javët e fundit.

Portugezi u bëri të qartë Manchester United se donte të largohej nga “Old Trafford” drejt një ekipi që do t’i jepte mundësinë të luante në Champions League.

Të lidhura

None found

Në Madrid emrin e CR7 u përfol shumë, sidomos me lojtarë si Morata dh Griezmann që janë me valixhe në duar.

Mirëpo së fundmi kësaj çështje i ka vënë kapakun presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili është shprehur se nuk do të transferojë më lojtarë në këtë merkato.

Kujtojmë që tifozët e Atleticos bënë disa fushata kundër afrimit të Ronaldos, por kjo nuk dihet nëse ka ndikuar në vendimin e klubit për ta mbyllur këtu këtë merkato./albeu.com