Nuk ka rinovuar ende, gjigantët e Premier League i “qepen” pas Federico Chiesa-s

Federico Chiesa është një nga liderët e Juventusit, i cili ende nuk ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me “Zonjën e Vjetër”. Sipas mediave britanike kjo ka bërë që italiani të pëfundojë në radarin e gjigandëve të Premier League.

Liverpool po ndjek nga afër zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me 26-vjeçarin dhe po planifikojnë të transferojnë italianin në “Anfield”. Bisedimet ende mes palëve nuk kanë nisur dhe drejtuesit e “The Reds” po bëjnë bëjnë gati planin e propozimit.

E ardhmja e Chiesa-s te Juventusi nuk është e sigurtë, pasi lojtari dëshiron të provojë një aventurë të re në një tjetër kampionat dhe Liverpool mund të jetë destinacioni i tij i radhës. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës. /newsport.al/


Shtuar 7.02.2024 13:01