Ekipi i Inter ka shprehur interesim për portierin e Ajax, Andre Onana, i cili mësohet se ka refuzuar të rinovojë kontratën me Ajax.
Portieri camerunas verën që vjen mbetet agjent i lirë dhe drejtuesit e Inter e shohin atë si zëvendësues të Samir Handanovic, i cili është pjesë e Inter qe afër një dekadë dhe po ashtu në fund të edicionit mbetet pa skuadër.
Onana ishte pjesë e akadëmisë së Barcelonës, ndërsa në vitin 2015 iu bashkua ekipit holandez.