Nuk ka paqe mes Manchester United dhe Ronaldos, tifozët: Ik

Nuk ka paqe në Manchester United, me Cristiano Ronaldon akoma edhe më shumë në sy të stuhisë.

Pasi e anashkaloi parasezonin për arsye familjare, agjenti i tij po kërkonte për një destinacion të ri me synimin për Champions League, por portugezi iu bashkua skuadrës së Ten Hag pak ditë para nisjes së Premier League.

United bëri një debutim të hidhur pasi u mposht në shtëpi nga Brighton me Ronaldon që e nisi ndeshjen nga stoli.

Gjatë qëndrimit në stol një reagim i Ronaldos ndaj trajnerit ka bërë zhurmë, ku një grup tifozësh të “Djajve të Kuq” nisën fushatën #RonaldoOut.

Tifozët e United janë të pakënaqur me sulmuesin pasi ky i fundit shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi, me të cilin ka edhe një vit kontratë./albeu.com


Shtuar 8.08.2022 14:16