Nuk ka më dyshime, Wijnaldum pritet të zbarkojë sonte në Romë për testet mjekësore

Georgino Wijnaldim është pranë kalimit te ekipi i Romës në formë huazimi nga PSG.

Sipas gazetarit Gianlucca Di Marzio, lojtari pritet  që sonte të udhëtojë në kryeqytetin italian për të kompletuar kalimin e tij.

Mesfushori nuk ka qenë i kënaqur me situatën që po kalon me kampionët e Francës dhe priti momentin e duhur për t’u “shkëputur” qoftë edhe për një sezon.

Ditët e fundit u raportuar për një ngecje të negociatave për shkak të pagës së lartë të lojtarit, por problemi duket se është kaluar dhe tani është gjithçka gati për t’u firmosur./albeu.com

Shtuar 4.08.2022 16:42