Nuk ka fitues, Newcastle dhe Manchester City ndajnë nga një pikë (VIDEO)

Është mbyllur pa fitues sfida e ditës së sotme mes Newchastle dhe Manchester City.

Skuadra e Guardiolës kaloi e para në avantazh me Gundogan që në minutën e pestë, megjithatë “qytetarët” e gjetën veten të surprizuar në fund të pjesës së parë, kur vendasit përmbysën rezultatin.

Në minutën e 28-të Newcastle barazoi me Alimron, për të kaluar në avantazh 10 minuta më vonë me Wilson.

Trippier thelloi diferencën duke shënuar edhe të tretin, megjithatë City nuk u dorëzua.

Blerja e bujshme e kësaj vere, Erling Haaland shënoi të dytin për miqtë, ndërsa Bernardo Silva barazoi në minutën e 64-të, për t’i dhënë një pikë skuadrës së tij.

Aktualisht City është në vendin e dytë në tabelë me 7 pikë, ndërsa Newcastle në vendin e gjashtë me 5 pikë, në pritje të rivalëve që të mbyllin ndeshjet e tyre.


Shtuar 21.08.2022 19:29