Nuk i rezistojnë dot njëri-tjetrit, Oriola Marashi dhe Eros Grezda ribashkohen? (FOTO LAJM)

Oriola Marashi dhe Eros Grezda hoqën njëri tjetrin nga rrjetet sociale dhe mënjehrë në mediat rozë shpërthyen lajmet se dyshja janë ndarë. Ata nuk reaguan drejt për drejtë për ketë lajme, por thumbat që hidhnin herë pas here në Instagram e konfirmuan.

Së fundmi ishte Oriola ajo e cila nuk u përmbajt dot në Instagram duke u shprehur “Prap të du” dhe si duket ky mesazh ka shkuar në veshin e duhur.

Sot vihet re se modelja dhe futbollisti ndjekën sërish njëri-tjetrin në Instagram dhe me siguri i kanë rregulluar marrëdhëniet pas këtij gjesti që publikisht flet shumë.

Kujtojmë se çifti u bë publik gjatë karantinës në pandemi ku bashkëjetonin e më pas u bë e ditur se lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër nivel dhe Oriola me Eros Grezdën ishin fejuar./albeu.com/

Shtuar 8.06.2021 12:06