Nuk i reziston dot, Mayweather largon të dashurën nga shtëpia për t’u bërë gati për meçin e radhës (FOTO LAJM)

Boksieri i njohur, Floyd Mayweather po kthehet nga pensioni pas tre vjetësh dhe do të bokësojë kundër yllit të YouTube Logan Paul, dhe kjo është arsyeja pse ai vendosi të bëjë një lëvizje të pazakontë.

Ashtu siç shkruajnë mediat e huaja, Mayweather pretendohet se largoi nga shtëpia, të dashurën e tij, Ana Monroe.

Arsyeja e dëbimit është se boksieri dëshiron të përqendrohet njëqind për qind në ndeshjen e ardhshme dhe me praninë e biondes simpatike dyshohet suksesi i tij.

“Ana u zhvendos në banesën e saj. Është stresuese për të, por është edhe e vetëdijshme që Mayweather bën lëvizje në marrëdhënien e tyre. Po ashtu është  çuditshme pse u zhvendos. Vila ku ata jetojnë ka 11 dhoma. Ata kanë mundur të mos shihen”, tha një burim i afërt me striptisten dhe të dashurën e boksierit legjendar.

Meçi mes Logan Paul dhe Floyd pritet të zhvillohet më 6 qershor.


Shtuar 6.05.2021 12:00