Nuk hynë në punë as makineritë, shtyhet ndeshja në Spanjë prej reshjeve të dëborës

Pas një vere të nxehtë, me temperatura tepër të larta, një dimër i egër dhe me reshje të dendura dëbore ka kapluar Evropën, ku jo deri më tani janë shtyrë jo pak ndeshje, për shkak të kushteve atmosferike, ku stadiumet janë “përmbytur” nga dëbora, duke dhuruar një pamje sa spektakolare, aq edhe “dëshpëruese” për futbolldashësit, të cilët nuk mundën të shohin në fushë skuadrën e tyre të zemrës.

Rasti më i radhës vjen nga Spanja, me përballjen e kategorisë së dytë spanjolle, La Liga 2, Real Zaragoza-Andorra, që nuk u zhvilluar për shkak të të reshjeve të dendura të borës, të cilat e bënë të papraktikueshme për futboll fushën në “La Romaneda”, me organizatorët e ndeshjeve që vendosur përfundimisht “anullimin” e sfidës, pas 3 shtyrjeve momentale.

Pavarësisht përpjekjeve ekstreme për të hequr borën nga fusha, asnjë lloj ndërhyrjeje nuk ishte e suksesshme dhe ndeshja u pezullua përfundimisht. Ndër përpjekjet e ndryshme për të pastruar fushën e lojës nga shtresa e bollshme e borës, bie në sy hyrja në fushë e një traktori, në përpjekje për të hequr sa më shumë borë nga terreni, zgjidhje kjo goxha e zgjuar, por që nuk solli ndonjë ndryshim të madh. /abcnews.al


Shtuar 20.01.2024 10:53