“Nuk është për këdo”, tifozët e Man United ngacmojnë Man City pas humbjes në finale nga Chelsea (FOTO LAJM)

Tifozët e Manchester Unitedit nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë i kanë ngacmuar rivalët e qytetit, Manchester City, pas humbjes në Finale të Ligës së Kampionëve.

Kai Havertz shënoi golin e vetëm në sfidën ndërmjet Citizens dhe Chelsea duke sjellë zhgënjim te kampioni i Anglisë në rrugëtimin për trofeun e madh evropian.

Pas triumfit në Carabao Cup dhe Ligën Premier, skuadra e Pep Guardiolas ishte në kërkim të tripletës këtë sezon.

Megjithatë, sezoni përfundoi në mënyrë të hidhur, pasi nuk zhvilluan një mbrëmje histori në Porto, ashtu që duhet t’i durojnë talljet e tifozëve të Unitedit.

Në vitin 1999, Djajtë e Kuq e kishin kompletuar tripletën duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Ligën Premier – gjë që City nuk arriti ta bënte.

Ngacmimi i tifozëve të Unitedit është mbështetur në faktin se klubi i tyre është i vetmi nga Mançesteri që e ka fituar treshen e trofeve.

Pos kësaj, kanë qenë pikërisht Djajtë e Kuq që e kishin mposhtur Chelsean në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2008 në Moskë.


Shtuar 30.05.2021 21:49