Sulmuesi belg i Real Madridit, Eden Hazard ka munguar në stërvitjen e djeshme me klubin duke rikthyer dyshimet për një tjetër dëmtim.
Ish ylli i Chelseas ka pësuar lëndime të shpeshta që nga kalimi në “Santiago Bernabeu” dhe ka munguar në katër ndeshjet e fundit shkaku i lëndimeve muskulore.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë që Hazard është gati të përballet me Chelsean, por nuk ishte i ftuar për sfidën ndaj Getafe.
Sipas Marca, Hazard dje nuk u pa askund në stërvitje te Raelit, andaj mbetet në dyshime për ndeshjen ndaj Cadizit.
Lajm pozitiv për Realin është rikthimi i Raphael Varanes që është shëruar nga COVID-19.
Hazard ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në La Liga këtë edicion duke shënuar dy gola.