Futbolli shqiptar po merr formë javë pas javë, me ekipet që kanë riberë edhe një herë llogaritë, ku pa diskutim edhe Kupa po merr shumë vlera, si shansi i fundit për të shpëtuar sezonin.
Shpëtim Duron, trajneri i mirënjohur, i ftuar në “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, analizoi javën e 20-të por dhe çfarë pret në vijim, kush do të jetë rivali i Tiranës në garën për titull?
Duro foli edhe për “fenomenin” e ri të Superligës, Xhuljano Skuka, futbollisti që po tërheq i vetëm Partizanin.
Këtë herë, Duro u ndalë gjatë edhe tek paraqitja e futbollist shqiptar më të lakuar në Evropë, Armando Broja, lojtar për të cilin kanë shfaq interes pjesa më e madhe e klubeve në Premier League ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe dy gjigandët gjerman, Bayern Munich dhe B.Dortmund.
Në analizën e tij, Duro u ndal edhe tek Champions League, tek faza e 1/8 dhe favoritët për ti shkruar deri në fund turneut më të rëndësishëm në Evropë.