Sadio Mane ishte blerja më e bujshme e Bayern Munich gjatë merkatos së verës që lam pas, pas largimit të Robert Leëandoëskit drejt Barcelonës.
Ishte e qartë që Bayerni kishte blerë një super lojtar, po nuk kishte zëvendësues në “kokë” sulmuesin polak.
Sezoni nisi mirë për senegalezin dhe Bayernin, por me kalimin e ndeshjeve situata duket sikur u zbeh.
Legjenda e Bayernit, Philip Lahm është shprehur se problemi te Bayerni është se nuk përcaktohen rolet në skuadër.
Sipas futbollistë e Bayernit nuk dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushë.
“Cilësitë e tij janë pa dyshim. Por është thelbësore që rolet të caktohen qartë. Për momentin nuk e shoh këtë. Aktualisht nuk e kuptoj se si përcaktohen rolet. Të gjithë duhet të dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushë,” tha Lahm./albeu.com