Njihuni me formacionin ideal për sezonin 2023-2024, Mbappe dhe Haaland së bashku në sulm

Ditën e sotme është zbuluar formacioni më i vlefshëm në futbollin botëror dhe në listë dominojnë lojtarët e Real Madrid, Arsenali dhe Manchester City.

“Sport 360⁰” ka ndërtuar formacionin ideal (4-4-2) për sezonin 2023-2024. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për 11 futbollistët më të kushtueshëm në botë, por më të kushtueshëm sipas roleve në fushë.

Në portë është portieri i Portos, Diogo Costa, që kushton më pak se të gjithë të tjerët, 45 milionë euro. Mbrojtja përbëhet nga dy qendërmbrojtësit e City-t që kushtojnë nga 80 milionë euro, Gvardiol dhe Dias, si dhe djathtas Hakimi me 65 mln euro dhe majtas Davies nga 70 mln.

Mesfusha nga katër lojtarët më në formë, nga Rice, Bellingham, Vinicius dhe Saka, vlera e të cilëve shkon gati sa gjysma e formacionit ideal. Ndërsa në sulm Mbappe dhe Haaland, që kushtojnë nga 180 milionë euro secili./albeu.com


Shtuar 14.11.2023 13:41