Njëri mes Aubameyang dhe Depay largohet nga Barcelona

Njëri prej Pierre-Emerick Aubameyang dhe Memphis Depay do të largohet në verën e këtij viti.

Barcelona e ka ndërmend të lirohet nga shërbimet e njërit prej sulmuesve në mënyrë që të mos ketë probleme në regjistrimin e lojtarëve.

Depay është në bisedime me Juventusin, ndërsa Aubameyang po kërkohet nga Chelsea.

Ardhja e Robert Lewandowskit e ka “mbipopulluar” repartin e sulmit, andaj dikush duhet të lirojë hapësirë.


Shtuar 10.08.2022 18:38