Një partner për Berat Gjimshitin, Atalanta transferon mbrojtësin anglez

Ben Godfrey do të jetë lojtari më i ri i Atalantas. Qendërmbrojtësi anglez vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Premier League me Everton, për të nisur një të re në kampionatin italian.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi bergamask, me 26 vjeçarin që pritet të jetë një partner i Berat Gjimshitit në qendrën e mbrojtjes.

Kujtojmë që për shërbimet e tij, Atalanta ka paguar 10 milionë euro.

Godfrey shihet nga drejtuesit italianë si perfekti për të përforcuar ekipin, me anglezin që ka luajtur gjithë karrierën në Angli.

Mbrojtësi ka qenë pjesë e York City, Norwich, Shrewsbury dhe së fundmi Everton.


Shtuar 28.06.2024 17:34