Një nga blerjet e bujshme të PSG-së mund të largohet në janar

Mes shumë afrimeve “big” të PSG-së në merkaton e verës ishte edhe ai Sergio Ramosit, që mbërriti në “Parc des Princes” si lojtar i lirë, pasi nuk ra dakord me drejtuesit e Realit të Madridit për rinovimin e kontratës. Të tjera “blerje” të klubit parizien me zero shpenzime për kartonin ishin gjithashtu Donnarumma, Wijnaldum dhe Leo Messi.

Për ish-kapitenin e “Los Blancos”, megjithatë, fillimi nuk ishte aq i lehtë. Përkundrazi, Sergio Ramosit nuk i janë ndarë problemet fizike, që e kanë lejuar atë të luajë vetëm 444 minuta në vitin 2021.

Të lidhura

None found

Për këtë arsye, siç zbulohet nga “El Nacional”, Leonardo është gati ta marrë në konsideratë mundësinë e shitjes së spanjollit që në janar. Ndër kandidatët kryesorë do të ishte Manchester United, i interesuar tashmë për lojtarin gjatë verës.

Drejtuesi i Paris Saint Germain thuhet se ka kërkuar informacion për një shkëmbim të mundshëm me Anthony Martial, një futbollist i pëlqyer prej kohësh nga klubi parizien


Shtuar 6.10.2021 20:48