Një Inter i kompletuar për Inzaghin ndaj derbit me Milanin

Interi është future në korsinë e duhur dhe këtë gjë po e tregon më së miri në fushën e lojës.

3 fitore radhazi në 3 ndeshjet e fundit për zikaltërit ku dhe menaxhimi i lojës është perfekt.

Inzaghi ka gati repartin mbrojtës. Skriniar-De Vrij-Bastoni, shfaqin siguri dhe të vështirë për tu deportuar. Në tre ndeshjet e fundit Inter ka pësuar vetëm një gol.

Një mesfushë për tu admiruar. Brozoviç-Barella-Vidal, përbëjnë një mesfushë të kompletuar dhe efikase. Me kroatin që vrapon në të gjithë mesfushën, ndërton aksione dhe krijon mundësi goli gjithmonë. Barella të cilin nuk e sheh asnjëherë në një pozicion, I kudo ndodhur dhe I palodhur gjithmonë. Vidal duket se është kthyer në formën e tij më të mirë, vendimtar në ndërhyrje por gjithashtu dhe kërcënues kur del përpara.

Dzeko-Lautaro, një dyshe sulmuese ku plotësojnë njëri tjetrin. Lautaro vrapon, ushtron presion tek kundërshtari deri në sekondën e fundit, i palodhur, i rrezikshëm dhe “dinak”.

Dzeko si një “magnet” për mbrojtësit e kundërshtarit, tërheq mbrojtjen pas vetes duke lënë zbuluar Lautaron përpara portës. i rrezikshëm me kokë në ajër dhe “nuhatës” goli.

Inzaghi ka gjetur shpirtin dhe dëshirën te ekipi zikaltër, siç e krijoi Conte, ashtu e gjeti dhe ai.

Luajnë si ekip dhe shënojnë pothuajse të gjithë, këtë gjë e tregojnë statistikat ku të gjithë pothuajse kanë shënuar të paktën një gol.

Derbi do të jetë I vështirë kjo nuk ka vend për diskutim, do të ketë përballë një Milan i cili në Seria A nuk ka të ndalur ende. Derbi I Milanos është derbi me shikueshmërinë më të lartë në evropë./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.11.2021 10:52