Një finale mes dramës dhe emocioneve, Anglia fiton në “frymën e fundit” finalen e UEFA për femra ne Euro 2022 (VIDEO)

Anglia është përballur me Gjermaninë në finale e UEFA-s për femra në Euro 2022 në një stadium totalisht të mbushur plotë nga tifozët.

“Luaneshat” ishin në kërkim të titullit të tyre të parë të Kampionatit Evropian këtë verë.

Kombëtarja angleze e femrave arriti të fitonte me rezultatin 2-1 duke bërë historinë. Në minutën e 61-të ishte Toone e cila zhbllokoi sfidën për “luaneshat”. Një ndeshje me plot raste nga të dyja palët, dhe Gjermani rrezikoi dhe shënoi në minutën e 79-të me anë të Magull.

Sfida shkoi në shtesa dhe emocionet ishin të shumta në këtë finale dramatike. Pikërisht, në shtesat erdhi edhe goli i fitores për Anglinë, ku në minutën e 110-të ishte Kelly e cila i vuri kapakun sfidës.

Atë që nuk bëri ekipi i kombëtares së meshkujve, arriti ta bënte kombëtarja e femrave të Anglisë duke sjellë kupën në shtëpi./h.ll/albeu.com


Shtuar 31.07.2022 20:44