Një ditë pas kuvendit të Berishës, si është gjendja në stadiumin “Air Albania” për derbin? (FOTO LAJM)

Stadiumi “AIR Albania” është gati për të mbajtur supersfidën e javës së 13-të, derbin e kryeqytetit, Partizani-Dinamo, sfidë që do të zhvillohet nesër në orën 19:45.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet e gjendjes së stadiumit dhe fushës së “AIR Albania” pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të zhvilluar ditën e djeshme nga Sali Berisha.

Çdo gjë duket gati për këtë sfidë qëpritet të dhurojë spektakël, por edhe deçizive për të dyja ekipet.


Shtuar 12.12.2021 13:05