Myrto Uzuni humbi ndeshjet miqësore të kombëtares, për shkak të një dëmtimi. Klubi i Granadas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar për situatën e sulmuesit të Shqipërisë.
“Analizat mjekësore të kryera ndaj sulmuesit Myrto Uzuni konfirmojnë se ai vuan nga një dëmtim në tendinën e Akilit, në këmbën e majtë.
Rikthimi i tij në fushën e lojës varet edhe nga evolimi i dëmtimit të tij” – Shkruan klubi.
Uzuni ka luajtur 28 ndeshje në këtë sezon të kampionatit spanjoll, ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 1 asist.
Për të, ky është edicioni i tij i 3-të te Granada. Më parë, ai ka mbajtur veshur fanellën e Ferencvaros.