Nisin punimet në stadiumin “Adem Jashari”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Nga MKRS-ja u bë e ditur se stadiumi do t’i takojë kategorisë së katërt, sipas standardeve të UEFA-s.

Kësisoj, në stadiumin “Adem Jashari” do të mund të zhvillohen ndeshje vendore e ndërkombëtare, pas përfundimit të punimeve.

“Kanë nisur punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar. Stadiumi do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s dhe do të përmbush të gjitha kushtet për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.


Shtuar 12.02.2024 18:40