Nis pushimet luksoze, Eva Murati merr vëmendjen e turqve me pozat me bikini (FOTO LAJM)

Eva Murati është një ndër gazetaret sportive më me emër në vend. Prezantuesja bukuroshe ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, por asnjëherë me skandale.

Bukuroshja ka treguar pak minuta më parë në Instagram se ka nisur pushimet dhe ka zgjedhur një resort mjaft luksoz në Turqi për të pushuar. Gazetarja sportive ka ndarë më ndjekësit edhe disa foto me bikini nga andej të cilat menjëherë janë dyndur në “like” dhe komplimenta, shkruan Albeu.com.

Por vëmendjen e kanë marrë komentet e shumta nga shtetasit e shumtë turq të cilët i kanë uruar mirëseardhjen në vendin e tyre Evës.

26 vjeçarja ka qenë së fundmi kryefjala e rrjetit pas pjesëmarrjes në emisionin italian “Tiki Taka”.

Moderatorja shqiptare rrëmbeu vëmendjen e gjithë italianëve me elegancën e saj dhe jo vetëm, teksa ishte e ftuar në emisionin sportiv së bashku me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini. Teleshikuesve italianë ju pëlqeu edhe harmonia televizive që Eva kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventus-it.

Eva tregoi më herët se kishte firmosur një kontratë shumë të rëndësishme në Itali me një kompani menaxhimi.


Shtuar 4.06.2021 16:24