Categories: sport

Nis faza e ligës në Champions, sonte vëmendja përqendrohet te supersfida në Madrid

Fundi i pritjes ka ardhur. Sot, të martën, starton faza e ligës në Ligën e Kampionëve dhe që në mbrëmjen e parë kemi disa duele që garantojnë spektakël.

Sfida e parë e mbrëmjes zhvillohet në tokën belge, aty ku Club Brugge mirëpret Aston Villan. Të dyja ekipet synojnë një nisje pozitive dhe tre pikët në këtë takim mund të rezultojnë vendimtare në llogaritë e kësaj faze.

Të lidhura

None found

Ndërkohë në kryeqytetin grek, AEK-u mat forcat me LASK-un. Një përballje ku skuadra vendase shpreson të përfitojë nga mbështetja e tifozëve dhe ta fillojë rrugëtimin europian me një fitore.

Pa asnjë diskutim, ndeshja që rrëmben më shumë vëmendje është ajo mes Real Madridit dhe Interit. Dy gjigantë të futbollit europian ndeshen që në xhiron hapëse, duke e kthyer ‘Santiago Bernabeu’-në në epiqendër të kësaj supersfide.

Një tjetër përplasje e madhe do të luhet në Portugali. Porto përballet me Manchester Cityn në një takim ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë elektrizimin e ‘Estadio do Dragao’, teksa City kërkon t’ia nisë aventurës me tri pikë të plota.

Në Gjermani, Borussia Dortmundi sfidon Villarrealin. Dy formacione me pretendime të larta në arenën europiane përplasen në një duel që premton emocione të forta në ‘Signal Iduna Park’.

Mbrëmja mbyllet me një tjetër ndeshje tërheqëse. Lille mirëpret Real Betisin në Francë, në një sfidë ku të dyja palët aspirojnë një start të suksesshëm në fazën e ligës.

Gjashtë përballje. Një natë e madhe futbolli. Dhe Liga e Kampionëve rikthehet aty ku e ka vendin, në qendër të skenës.

të fundit

Peja pezullon basketbollistin amerikan Daquan Bracey

KB Peja ka marrë vendim për suspendimin e amerikanit Daquan Bracey, të cilin e riktheu para një muaji. Klubi i…

13 seconds ago

Real Madridi pranë marrëveshjes për talentin e Manchester Unitedit

Real Madridi është shumë pranë transferimit të një prej talenteve më premtues të akademisë së Manchester Unitedit, JJ Gabriel, pasi…

32 seconds ago

Jashari kritikon kthimin e Ligjit për Specialen: Presidentja nuk është e pafajshme

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për kthimin…

4 minutes ago

Ish-luftëtari i UÇK-së nga Buroja: Vendimi ndaj Thaçit është padrejtësi për gjithë shqiptarët

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Naim Shabani, e ka cilësuar të padrejtë aktgjykimin e shpallur sot në Hagë…

4 minutes ago

VIDEO/ Vučić’s party MP has a bucket of yogurt thrown at her head in front of Parliament

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…

17 minutes ago

Greece, envelope containing white powder causes alarm at Ministry of Citizen Protection

Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…

17 minutes ago