Aston Villa dhe AEK Athens kanë siguruar nga tri pikë në paraqitjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve, pasi mposhtën përkatësisht Club Brugge dhe LASK-un.
None found
Skuadra angleze triumfoi 3-2 në transfertën ndaj ekipit belg, në një përballje të luftuar deri në fund.
Villa e zhbllokoi takimin në minutën e 11-të, kur McGinn realizoi një gol spektakolar dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.
Club Brugge reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 19-të. Vetlesen e dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të Virgilit, duke përfituar nga një aksion i bukur i vendasve.
Gëzimi i belgëve zgjati vetëm tri minuta, pasi Emiliano Buendia riktheu epërsinë e Aston Villas. Ai shënoi nga afërsia pas pasimit të Gomes në minutën e 22-të.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Nicolas Jackson përfitoi nga një gabim amator i mbrojtjes së Brugge dhe e çoi rezultatin në 1-3 në minutën e 43-të.
Vendasit kërkuan të riktheheshin në lojë dhe arritën të shënonin edhe një herë, me Nicolo Tresoldin që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 61-të. Ky ishte edhe goli i fundit i sfidës.
Fitore minimale mori ndërkohë AEK Athens, që mposhti 1-0 LASK-un e Austrisë.
Vendimin e takimit e dha Razvan Marin në minutën e 21-të, me një goditje të lirë të ekzekutuar në mënyrë perfekte, e cila e la të palëvizur portierin e skuadrës mysafire.
Me këto rezultate, Aston Villa dhe AEK Athens e mbyllin xhiron e parë të fazës së ligës me nga tri pikë.
Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…
Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…
Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin "Alta Bankën" dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet, akuzojnë…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun…
Enti Shtetëror i Auditimit ka identifikuar dobësi serioze në zbatimin e masave të sigurisë dhe kontrolleve në sistemin IT të…
Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilir Shehu alias Ilir…