Categories: sport

Përcaktohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve 2026/27

Pas mbylljes së kualifikimeve, është kompletuar lista me të gjitha 36 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri.

AEK Athina, Fenerbahçe, Vikingu dhe Slovan Bratislava ishin katër ekipet e fundit që prenë biletën për në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Të lidhura

None found

Manchester United do të jetë sërish pjesë e Ligës së Kampionëve pas rikthimit në elitën evropiane. Krahas tij, në kompeticion do të paraqiten edhe klube me traditë të pasur në Evropë, përfshirë Romën, Porton, Napolin, Borussia Dortmundin dhe PSV-në.

Vikingu përbën një nga surprizat e këtij edicioni, pasi ka arritur për herë të parë në historinë e klubit të kualifikohet në fazën e ligës. Skuadra norvegjeze e siguroi këtë sukses duke eliminuar Dinamo Zagrebin. Ndërkohë, Slovan Bratislava kaloi Celjen pas vazhdimeve dhe fitoi të drejtën për të vazhduar në garë.

Formati i ri

Liga e Kampionëve do të vijojë edhe këtë sezon sipas formatit të ri, në të cilin nuk ekziston më faza tradicionale me grupe.

Të 36 ekipet do të renditen në një tabelë të përbashkët. Secila skuadër do të zhvillojë tetë takime kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm.

Vendet e para deri në të tetin sigurojnë kualifikim të drejtpërdrejtë në 1/8 e finales. Skuadrat që përfundojnë nga pozita e 9-të deri në të 24-tën do të përballen në plejof për të hyrë në fazën nokaut, kurse ato që renditen nga vendi i 25-të e poshtë do të eliminohen.

Skuadrat janë sistemuar në katër vazo sipas koeficientit të UEFA-s, ndërsa shorti i fazës së ligës është planifikuar të hidhet të enjten.

Të gjitha skuadrat e Ligës së Kampionëve 2026/27

Vazoja 1:

PSG

Bayern Munich

Real Madrid

Liverpool

Inter

Manchester City

Arsenal

Barcelona

Atlético Madrid

Vazoja 2:

Borussia Dortmund

Roma

Sporting CP

Aston Villa

Porto

Manchester United

Club Brugge

Real Betis

PSV

Vazoja 3:

Feyenoord

Lille

Bodø/Glimt

Napoli

RB Leipzig

Villarreal

Fenerbahçe

Shakhtar Donetsk

Galatasaray

Vazoja 4:

Slavia Praha

Slovan Bratislava

Stuttgart

AEK Athina

LASK

Como

Lens

Viking

Olympiacos

të fundit

Gjimshiti kritikon paraqitjen ndaj San Marinos: Humbëm shumë topa dhe duhet të luajmë si skuadër

Berat GjimshitiPas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e përfunduar 2–1 për kuqezinjtë, e vlefshme për Ligën e Kombeve,…

1 second ago

PDK propozon Eliza Hoxhën si kundërkandidate për presidente

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se çështjet që lidhen me formimin e institucioneve dhe…

12 minutes ago

Maran pas fitores 2–1 ndaj San Marinos: Paraqitja nuk më bindi, Muçi u zëvendësua për shkak të problemeve fizike

Rolando MaranPas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e përfunduar 2–1 për kuqezinjtë, e vlefshme për Ligën e Kombeve,…

17 minutes ago

Shiroka-Pula has not yet decided on presidential candidacy

Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të Republikës së Kosovës. Pas propozimit, Shiroka-Pula…

18 minutes ago

Hamza dakord me propozimin e Kurtit, Eliza Hoxha garon përballë tij për presidente

Kryetari i PDK pranon ofertën e kryeministrit Albin Kurti... [...]Read More...

18 minutes ago

Mustafa: We still have not received an invitation for a session

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, tha se deri më tani nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen e seancës. “Jemi në…

19 minutes ago