Nipi i Sorosit ofron 3 miliardë euro për të blerë Tottenham, refuzohet oferta

Një ofertë prej tre miliardë eurosh për të blerë një shumicë të aksioneve në Tottenham është dorëzuar nga kompania amerikane LAMF Global Ventures me bazë në Los Anxhelos, me menaxhmentin me bazë në Londër.

Presidenti i kësaj kompanie, emri i të cilit është Jeffrey Soros dhe është nipi i milionerit të njohur, George Soros, prej kohësh është interesuar t’i bashkohet një prej skuadrave më të mëdha në Evropë, duke vendosur të paraqesë një propozim zyrtar për blerjen e “spurs”.

Megjithatë, përgjigja që mori ishte negative, pasi siç theksohet nga Tottenham, pronari është i gatshëm të dëgjojë ide për investime në klub, por nuk është i interesuar të heqë dorë nga pjesa më e madhe e aksioneve. /albeu.com/

P.D. Soros Fellowship for New Americans — Jeffrey Soros


Shtuar 11.02.2022 18:51