“Ngrin” buzëqeshja e juventinëve, Dybala ende nuk ka një marrëveshje me klubin

Paulo Dybala ka kontratë aktuale me Juventusin të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

Palët prej kohësh kanë nisur negociatat për një marrëveshje të re, por duket se bisedimet nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Dybala po kërkon një pagë prej rreth 10 milionë euro në sezon në kontratën e re.

Në anën tjetër ‘Bianconerët’ e konsiderojnë këtë shumë si shumë të lartë dhe deri tani i kanë ofruar 7.5 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje javëve të ardhshme, pasi në të kundërtën argjentinasi ka të drejtë qysh në janar të nënshkruajë para-kontratë me ndonjë klub evropian.


Shtuar 22.09.2021 18:39