Ngjarje e rëndë, plagoset me armë vëllai i trajnerit të Kaljarit

Vëllai i trajnerit të Kaljarit, Fabio Pisakane është sulmuar nga 3 persona gjatë natës në qendër të Napolit.

Xhanluka, 27 vjeç, mori goditje me armë në këmbë dhe u dërgua në urgjencën e spitalit Pelegrini ku mjekët deklaruan se është jashtë rrezikut për jetën.

Në një moment të parë u duk se me të ishte edhe babai i tij, edhe ai i dhunuar, por trajneri i skuadrës sarde mohoi përfshirjen e të atit në këtë ngjarje.


Shtuar 5.01.2026 16:35