Ka ende shpresë për Liverpool-in. Manchester City bën një ndalesë të papritur në javëne parafundit të Premier League teksa barazoi 2-2 në Londër përballë West Ham, por gjërat mund të kishIn shkuar më keq për skuadrën e Pep Guardiolës.
E gjendur në disavantazh 2-0 pas pjesës së parë, skuadra mike që kryeson Premier League, arriti të barazonte me Graelish dhe një autogol ndërsa Mahrez e përplasi te muri Fabianski 11-metërshin e fituar nga Gabriel Jesus.
Një ndeshje me emocione dhe shumë gola por pa asnjë fitues në Londër ku “Hammers” i bëjnë një dhuratë Liverpool-it, tashmë 4 pikë larg Man City por me ndeshjen ndaj Southampton për të rikuperuar ku kanë mundësi ta çojnë diferencën në -1 për të shpresuar në 22 maj te Aston Villa që viziton në javën e fundit pikërisht Manchester City. /albeu.com/