“Ngec” Atalanta, Interi shpallet kampion i Serie A

Inter Milan zyrtarisht është kampion i Seria A për edicionin 2019/20.

 

Barazimi i Atalantas me Sassuolon, nënkupton që “Neurazzurët” të jenë kampion për këtë edicion.

Inter këtë edicion ka qenë skuadër e nivelit të lartë, duke marrë parasysh se ia doli të ‘thyejë’ dominimin e Juventusit, që kishin fituar Seria A për plotë nëntë viteve radhazi.

“Kampionë”, shkroi klubi në rrjetin e tyre zyrtar në ‘Twitter’.

Ndërkohë, edhe Juventusi ka uruar skuadrën e Antonio Contes për trofeun e Seria A.


Shtuar 2.05.2021 17:07