Nga origjina te shahu, 10 sekretet e Dybala

Pas një sezoni të kushtëzuar nga dëmtimet, Paulo Dybala është kthyer përfundimisht në qendër të projektit të Juventusit. Në këtë fillim sezoni, “Joya” duket si ai i kohërave të mira: thembra, vizion, ide dhe hapësira.

Një numër 10 në të gjithë fushën, aq sa kur bie ai, loja gjithashtu bie. Paulo, nuk është më hija e CR7, tani është strumbullari i projektit të ri bardhezi, siç dëshmohet nga 2 golat dhe 2 asistet në 5 ndeshje dhe një rinovim kontrate që do ta bëjë më të paguarin në skuadër. Po cilat janë sekretet e tij?

NDRYSHIMET – Si fëmijë ai ishte “prifti i vogël”, sepse këmisha ishte aq e madhe për të, sa i dukej si një tunikë. Në Palermo spikati për fytyrën djaloshare. Tani për të gjithë është “Joya”, xhevahiri, një nofkë që iu vendos nga fillimet e tij në Cordoba.

GJYQTAR – Kur kthehet në Argjentinë, ai organizon ndeshje futbolli me miqtë. Paulo si një profesionist i mirë luan rolin e gjyqtarit. Atje thonë se, me kartonë në xhep dhe bilbil në gojë, ai është shumë i rreptë. Ndonjëherë nuk kursen as kartonin e kuq.

SHAH – Filloi të luante që fëmijë dhe e bën akoma, kur ka kohë. Kërkon shokë për t’i sfiduar, por shumë keq sepse vitet e fundit vetëm Hernanes i ka dhënë gëzime në këtë fushë.

BASKET – Nënë Alicia, duke mos ditur si ta menaxhonte hiperaktivitetin e tij, në një moment mendoi ta angazhonte me minisbaket. Kjo zgjati shumë pak, mjaftueshëm sa për ta dashuruar topin me këmbë dhe jo duar. Fundja, kaq i shkurtër sa është, koshi i basketbollit duket thuajse i paarritshëm për të.

E MAJTA – Duke folur për këmbët, e majta e tij është magjike, e djathta disi më pak. Pra, Paulo, për të përmirësuar ndjeshmërinë e tij, praktikon ta shkruajë emrin e tij me këmbën e djathtë.

LEGO – Dybala ka një pasion të shfrenuar për lojën “Lego”, aq sa kaloi mbrëmje të tëra duke ndërtuar me të dashurën e tij, Antonella. Ekziston një histori e një “kulle me urë”, e ngritur deri vonë natën, sepse nuk flinte derisa ta përfundonte. Pa pyetur fare nëse partnerja ishte e rraskapitur për gjumë.

IDHULLI – Si fëmijë donte Riquelme, edhe sepse brohoriste fuqishëm për Boca Juniors në shtëpi. Pastaj, në vend të tij, nisi të adhurojë Ronaldinho. Një fotografi me legjendën braziliane dhe mesazhi: “Përmbusha një ëndërr”.

USHQIMI – Paulo është i çmendur për peshkun dhe ka një pasion të madh për sushi. Rizoton me ushqime deti e përpin, ashtu si edhe levrekët e pjekur në skarë. Dhe pastaj, e çuditshme, por e vërtetë: ai preferon picën argjentinase sesa picën napolitane.

TRAJNIMI – Këtë verë, ndërsa ishte me pushime në Miami, u stërvit me një trajner të futbollit amerikan, duke bërë punë specifike për t’i bërë ballë goditjeve të fushës dhe jetës.


Shtuar 6.10.2021 10:30