Në pritje të Kampionatit Europian, që do të startojë një vit me vonesë, pikërisht më 11 qershor, britanikja “The Sun” ka publikuar një listë me 22 nga futbollistët më të spikatur, që nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në kontinent.
Gjithçka nis me dy portierë fantastikë, si Jan Oblak i Atleticos së Madridit, që do të mungojë pasi Sllovenia nuk arriti të kualifikohet për në Europian dhe Andres ter Stegen i Barcelonës, që i është nënshtruar një operacioni në gju dhe nuk është grumbulluar nga Low.
Në mbrojtje spikatin emra si Virgil Van Dijk e Ferland Mendy, që janë të dëmtuar, por edhe të tjerë si Sergio Ramos e Dayot Upamecano, që nuk janë preferuar nga trajnerët përkatës, ndërsa mesfusha vjen me lojtarë me emër si Pjaniç, Isco apo Milinkoviç-Saviç dhe sulmi me futbollistë si Haaland e Ibrahimovic.
- Jan Oblak – Sllovenia nuk u kualifikua
- Wan-Bissaka (Nuk u grumbullua nga Anglia)
- Jerome Boateng – (Nuk u grumbullua nga Gjermania)
- Virgil Van Dijk – (Nuk ia doli të rikuperojë dëmtimin)
- Sergio Ramos – (Nuk u grumbullua nga Spanja)
- Ferland Mendy – (Mungon për shkak dëmtimi)
- Isco – (Nuk u grumbullua nga Spanja)
- Miralem Pjanic – (Bosnja nuk u kualifikua)
- Milinkpvic-Saviç – (Serbia nuk u kualifikua)
- Erling Haaland – (Norvegjia nuk u kualifikua)
- Ibrahimovic – (Mungon për shkak dëmtimi)
- Andres ter Stegen – (Mungon për shkak dëmtimi)
- Theo Hernandez – (Nuk preferohet nga Deschamps)
- Kostas Manolas – (Greqia nuk u kualifikua)
- Dayot Upamecano – (Nuk u grumbullua nga Franca)
- Davide Calabria – (Nuk u grumbullua nga Mancini)
- Josip Ilicic – (Sllovenia nuk i kualifikua)
- Marco Reus – (Mungon për shkak dëmtimi)
- Jordan Veretout – (Nuk u grumbullua nga Franca)
- Nicolo Zanioli – (Mungon për shkak dëmtimi)
- Dusan Vlahovic – (Serbia nuk u kualifikua)
- Edin Dzeko – (Bosnja nuk u kualifikua)