Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti ka përfunduar në formacionin më të mirë të ndeshjeve kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Evropës.
Liga e Evropës ka mësuar tashmë tetë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale dhe janë në garë për titull.
Liverpooli, Milani, Benfica, Marseille, West Hami, Atalanta, Bayer Leverkuseni dhe Roma janë ekipet e kualifikuara.
Por, cilët janë lojtarët që shkëlqyen më shumë në ndeshjen kthyese të luajtura gjatë të enjtes mbrëma?
Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimishiti është në mesin e lojtarëve që është zgjedhur në ‘formacionin e javës’ nga SofaScore.
Përveç Gjimshitit, në mbrojtjej janë edhe Alexander Bah, Jan Paul van Hecke dhe Theo Hernandez, ndërsa në portë Lukas Fabianski.
Bobby Clark është mesfushorë qendror, ndërsa treshja para tij formohet nga Mohamed Salah, Aleksei Miranchuk, Mohammed Kudus.
Në sulm vend kanë zënë Patrik Schick dhe Coady Gakpo.