Nga futbolli në mundje, jeta e re e Akinfenwa: Dua të provoj përvoja të reja

Pesë muaj më parë, Adebayo Akinfenwa u tërhoq nga futbolli pas një karriere mbi njëzet vjeçare në të cilën kishte veshur, ndër të tjera, fanellat e Swansea dhe Wimbledon, dhe tani është gati të ndryshojë sport.

Nga futbolli në mundje, tashmë ish-sulmuesi, me peshë 104 kilogramë me 188 centimetra lartësi, do të shoqërojë yllin olimpik britanik të boksit Anthony Ogogo në luftën e tij kundër Malik.

“Për mbi njëzet vjet kam bërë atë që më pëlqen më shumë të bëj, por ishte një profesion, tani dua të provoj përvoja të reja. Mundja ishte gjithmonë në kokën time, Ogogo nuk mund të boksonte më, ai zbuloi dashurinë për mundjen dhe më pyeti nëse doja të provoja, “tha Akinfenwa për “Daily Mail” ./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.10.2022 15:52