Neymar i vendosur: “Katar 2022” do të jetë Botërori im i fundit

Ylli i PSG-së  dhe i kombëtares së Brazilit, Neymar JR ka zbuluar se Kupa e Botës, “Katar 2022” do të jetë e fundit për të pasi nuk e di nëse do ketë ende forcë.

Neymar ka qenë pjesa e Brazilit në dy Botëroret e fundit, ato në 2014 dhe 2018 ku nuk ia doli të triumfoi pasi u eliminua respektivisht në gjysmëfinale dhe çerekfinale.

“Unë mendoj se është Kupa ime e fundit Botërore,” tha ylli i Paris Saint-Germain në dokumentarin e ri ekskluziv të ‘DAZN, Neymar & The Line Of Kings’.

“Unë e shoh atë si të fundit tim sepse nuk e di nëse kam forcën e mendjes për t’u marrë më me futbollin.

“Kështu që unë do të bëj gjithçka për të dalë mirë, të bëj gjithçka për të fituar me vendin tim, për të realizuar ëndrrën time më të madhe që kur isha i vogël. Dhe shpresoj se mund ta bëj”, ka përfunduar 29-vjeçari.

Neymar është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Brazilit, me 69 gola në 113 paraqitje, duke qëndruar vetëm pas legjendës Pele i cili ka 77 gola.  /albeu.com

 

 


Shtuar 10.10.2021 17:51