Newcastle United tashmë kërkon një mbrojtës dhe në listë janë Giorgio Scalvini (Atalanta), Gleison Bremer (Juventus) dhe Alessandro Buongiorno (Torino), pas lëndimit të Sven Botman që do të mbetet jashtë për gjashtë deri në nëntë muaj.
Laraskat u tronditën këtë pasdite nga lajmi se lëndimi i gjurit që Botman pësoi gjatë ndeshjes së FA Cup kundër Manchester Cityt është më i keq nga sa mendohej më parë.
Skanimet treguan se ligamenti i kryqëzuar i përparmë është i këputur dhe një deklaratë zyrtare nga klubi i Premier Ligës konfirmon se Botman pritet të kthehet pas gjashtë deri në nëntë muajsh.
Kjo në mënyrë të pashmangshme do të thotë se ata kanë nevojë për përforcime në mbrojtje për fillimin e sezonit të ardhshëm dhe do të shikojnë në Serie A për nënshkrime të reja.
Qendërmbrojtësi i Atalantas, Giorgio Scalvini ka tërhequr gjithashtu interes nga Manchester United, ndërsa Bremer i Juventusit është një tjetër kandidat i mundshëm për Newcastle.
Të dy kanë çmim prej të paktën 50 milionë euro.
Një alternativë më e lirë do të ishte italiani Buongiorno i Torinos, i cili konfirmoi në një intervistë këtë javë se po ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve.
Torino i kishte rezistuar ofertave nga Atalanta dhe Milan në janar, por mund të tundohej për një propozim më të madh në verë. /Telegrafi/