Categories: sport

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Në prag të përballjes së nesërme me Tiranën, e vlefshme për javën e 10-të të Superiores, trajneri i Egnatias, Nevil Dede, foli për situatën e Eljon Sotës, vlerësimin si trajneri i muajit dhe sfidën ndaj bardhebluve.

Dede bëri të ditur se dëmtimi i mbrojtësit kërkon ndërhyrje kirurgjikale në kavilje, ndërsa lojtari ka pësuar edhe një dëmtim në fibul. Sipas trajnerit, gjithçka pritet të qartësohet të hënën, ndërsa operacioni mund të kryhet të martën në Barcelonë, ku Sota do të ndiqet nga kirurgu.

Të lidhura

None found

“Tani e dimë saktësisht dëmtimin e tij. Përveç problemit në kavilje, bëhet fjalë edhe për një dëmtim në fibul. Shpresojmë që brenda 4 muajsh ta çojmë djalin në Barcelonë. Të hënën besoj se do të kemi të gjitha të qarta dhe më pas, të martën, me kismet të Zotit, të kryhet ndërhyrja me sukses”, u shpreh Dede.

Trajneri i kampionëve në fuqi theksoi se dëmtimi ka ardhur në një moment kur Sota po kalonte një formë të shkëlqyer dhe shihej si kandidati kryesor i Egnatias për ekipin kombëtar.

“Më vjen keq për Sotën, pasi po kalonte një periudhë shumë të mirë. Ishte gati kandidati ynë kryesor për ekipin kombëtar, por në futboll jo gjithçka shkon sipas parashikimeve. Është një trishtim, por ai është pjesë e jona dhe kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithë e mbështesim, grupi, lojtarët, presidenti dhe çdo njeri”, deklaroi ai.

Sa i takon çmimit të trajnerit të muajit dhe mënyrës se si Egnatia po ruan rezultatet në një periudhë të ngarkuar, Dede ia atribuoi meritën skuadrës.

“Urimet shkojnë të gjitha për djemtë dhe lojtarët. Sigurisht që ndihesh mirë kur vlerësohesh, por çmimi që kam marrë është meritë e asaj që lojtarët japin çdo ditë në ndeshje dhe në stërvitje. Gjithçka ua dedikoj atyre. Sa më shumë suksese dhe vlerësime të kemi, aq më pozitive është, sepse tregojmë realisht se cili është klubi ynë, si organizohemi dhe si luajmë futboll”, tha trajneri.

Përballë Egnatias do të jetë Tirana, një kundërshtar që Dede e konsideron të veçantë pavarësisht pozicionit që mban në kampionat.

“Tirana nuk ka nevojë për koment. Është klubi me më shumë trofe në futbollin shqiptar dhe një emër shumë i rëndësishëm i kampionatit tonë. E presim me padurim ndeshjen e nesërme për të treguar edhe një herë se jemi gati”, u shpreh Dede.

Ai shtoi se, pavarësisht respektit për bardheblutë dhe kalendarit të ngjeshur, Egnatia do të kërkojë të ruajë të njëjtin nivel paraqitjeje.

“Me gjithë respektin që kemi për Tiranën, do të përpiqemi të luajmë dhe të tregojmë se, edhe pse kemi një ngarkesë të madhe, një dendësi të lartë ndeshjesh dhe pak ditë për rikuperim, do të mundohemi të jemi gjithmonë të njëjtët”, përfundoi trajneri.

të fundit

Orinda Huta rrëfen betejën për fëmijën e dytë: Pas katër përpjekjeve në Shqipëri, po vijon IVF-në në Turqi

Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…

8 minutes ago

VIDEO/ Spektakël në derbin e Madonninës, Milani udhëheq 3-1 ndaj Interit pas 45 minutash

Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…

15 minutes ago

Ahmet Haliti kujton trofetë me Prishtinën dhe aventurën evropiane të kryeqytetasve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen…

27 minutes ago

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

39 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

45 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

46 minutes ago