Categories: sport

Egnatia me 20 lojtarë ndaj Universitatea Craiova, Dede humbet edhe Grudën, por rikuperon Bitrin

Për transfertën rumune kundër Universitatea Craiova, Nevil Dede do të ketë në dispozicion një grup të reduktuar në 20 lojtarë. Egnatia do ta zhvillojë nesër, në orën 21:00, takimin e saj të tretë në Conference League.

Mungesës së konfirmuar të Eljon Sotës, i cili ndodhet në Barcelonë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, i shtohet edhe ajo e Ildi Grudës. Sulmuesi nuk është rikuperuar në kohë nga dëmtimi i pësuar në përballjen me Tiranën, duke ia vështirësuar Dedes përzgjedhjet për repartin e avancuar.

Të lidhura

None found

Gruda ka spikatur në arenën evropiane dhe pamundësia për ta aktivizuar i ndryshon planet trajnerit. Për sulmin, Dede mund të shqyrtojë alternativat Adjessa, Albanese, Hoxha dhe Loukili.

Nga mbrojtja, ndërkohë, vjen lajmi i rikuperimit të Eneo Bitrit, i cili është i gatshëm për t’u vënë në shërbim të trajnerit në qendër të repartit. Për të zëvendësuar Eljon Sotën, Dede do të mbështetet te Ledjo Beqja.

të fundit

Bora dhe Golden Eagle Ylli kryesojnë nga dy kategori statistikore

Pas përfundimit të ciklit të parë prej katër gjithsej në stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll, FBK…

2 minutes ago

Carragher pas suksesit në “Anfield”: Arsenali ka mbrojtjen më të mirë në botë

Jamie Carragher ka vlerësuar lart paraqitjet e Arsenalit, duke e cilësuar skuadrën e Mikel Artetës si ekipin më të mirë…

3 minutes ago

Vrasja e Arlindës zbulon boshllëqet në mbrojtjen e grave, Plakolli Kasumi ngre shqetësimin për kushtet dhe mungesën e psikologëve

Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh dhe mungesë të psikologëve. Kështu tha Luljeta…

3 minutes ago

OBRM-PDUKM pretendon se kritikat ndaj Alta Bankës lidhen me interesa biznesi pranë LSDM-së dhe familjes Zaev

Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka drejtuar akuza të reja ndaj LSDM-së dhe liderit të partisë, Venko Filipçe, lidhur me rastin…

9 minutes ago

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e luftës hibride ruse në Evropë: Edhe Kosova mund të jetë në shënjestër

Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…

14 minutes ago

Pas 1711 ditësh larg njëri-tjetrit, familjet ukrainase ribashkohen mes lotësh dhe përqafimesh

Pas gati pesë vitesh ndarje, qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pas evakuimit nga qyteti…

15 minutes ago