Prej kohësh tashmë, në mediat italiane e ato gjermane, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajmë, që lidhin interesimin e “bavarezëve” të Bayern Munich, me një prej protagonistëve absolut të 19 herë kampionëve të Italisë.
Në “radarët” e “bavarezëve” ka rënë një prej “yjeve” francez të “Djajve” të Milanos, me kampionët e Bundesliga që prej kohësh janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe këtu hyn në skenë, Mike Maignan.
Të lidhura
None found
Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigandëve” të Mynihut, të cilët po kërkojnë një pasues të denjë për “legjendën” e portës, Manuel Neuer. /abcnews.al
