Nëse Lyon nuk apelon dhe mbetet vendimi, mësohet se cili klub do ta zëvendësojë në Ligue 1

Pas vendimit për zbritjen në Ligue 2, Olympique Lyon do t’i lirojë vendin e tij në Ligue 1, i cili pritet t’i kalojë Stade de Reims, nëse sanksioni konfirmohet përfundimisht.

Pas këtij vendimi, Stade de Reims, që aktualisht renditet e 16-ta në Ligue 1 këtë sezon, do të përfitojë një vend të lirë në elitën e futbollit francez.

Reims u mposht në ndeshjet play-off nga FC Metz me rezultat 1-3 pas kohës shtesë, duke humbur kështu shansin për t’u shpëtuar rënies nga kategoria.

Megjithatë, situata mbetet e pasigurtë pasi Olympique Lyon pritet të apelojë vendimin e Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar (DNCG) në ditët në vijim.

Ndërkaq, Saint-Etienne, e cila përfundoi në vendin e 17-të në Ligue 1 sezonin e kaluar, nuk do të përfitojë nga ky sanksion për t’u ngjitur në tabelë.


Shtuar 24.06.2025 22:46

Tags: ,