Nëna e Ronaldos kundër martesës së djalit të saj me Georginën, ka një arsye të fortë

Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, nuk dëshiron që djali i saj të martohet me partneren aktuale, Georgina Rodriguez, pasi ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë ka motive ekonomike për të shkuar në altar.

“Ylli” portugez duket shumë i lumtur me Georginën, me të cilën jeton në Mançester, ku ata jetojnë me Cristiano Juniorin, Evën, Mateon dhe Alanan, vajza e fundin e ardhur në jetë nga marrëdhënia mes tyre.

Modelja është raportuar se po pret propozimin për martesë, por familja e sulmuesit të Manchester United është pengesa kryesore për një martesë të mundshme.

Një burim i afërt me Cristiano Ronaldon thotë se Aveiro beson se çifti nuk duhet të martohet pasi synimi i Georginës është të përfitojë nga paratë e djalit të saj. Me sa duket, fëmijët e saj të tjerë mendojnë të njëjtën gjë, që do të thotë se kundërshtimi brenda familjes është i fortë.

Dolores kohët e fundit tha se ajo shkon mirë me Georginën dhe se e vlerëson mbështetjen që i jep Cristiano Ronaldos. Koha do të tregojë nëse sulmuesi i United e dëgjon ose jo nënën e tij.


Shtuar 30.09.2021 09:29