Edhe pse Juventusi përjetoi një sezon shumë zhgënjyes nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, drejtuesit e klubit nuk e kanë në plan të shkarkojnë trajnerin italian pavarësisht ankesave të Pavel Nedved i cili nuk e pëlqen.
Nedved ishte i tërbuar pas humbjes së Bianconerëve në finalen e Kupës së Italisë ndaj rivalëve të Interit të mërkurën dhe ai pati një përballje serioze me trajnerin italian pasi foli me skuadrën.
Më vonë ai ia shprehu këtë zemërim Andrea Agnellit, duke mos dashur të heqë dorë nga ankesa. Në vitin 2019, ish-mesfushori ishte një nga ata që shtyu që trajneri të shkarkohej nga Juventusi në atë kohë.
Pavarësisht zhgënjimeve të Nedvedit, të cilat vijnë edhe nga një pjesë e madhe e fansave, Agnelli nuk ka ndërmend të shkarkojë Allegrin këtë verë, për tre arsye në veçanti.
E para prej tyre është se kryetari i Juventusit i beson Allegrit dhe beson se ai mund ta kthejë situatën në Torino pas një sezoni të vështirë rikthimi. Është e qartë se skuadra është në tranzicion pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe Agnelli mendon se ish-trajneri i Milanit është njeriu i duhur për ta mbikëqyrur këtë.
Dhe në fund, Agnelli kupton vështirësitë e ndryshme të hasura këtë sezon dhe vlerëson faktin që kualifikimi në Ligën e Kampionëve ishte ende i siguruar.
Largimi i vonuar i Ronaldos dhe lëndimi i rëndë i pësuar nga Federico Chiesa patën një ndikim të qartë në punën e Allegrit këtë sezon, kështu që presidenti i Juventusit ende ka besim. /telegrafi/